Sulmuesi i Vllaznisë kalon “makthin”, nis periudha e riaftësimit nga dëmtimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2023 | 18:14

Sulmuesi i Vllaznisë kalon “makthin”, nis periudha e riaftësimit nga dëmtimi

Esat Mala ishte lojtari më i spikatur i Vllaznisë në këtë sezon, deri kur pësoi një dëmtim, që e detyroi të mbyllë sezonin. Mesfushori i njohur u penalizua nga një dëmtim në klavikulë, që e detyroi t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale.

malaj

Në kulmin e sezonit, Mala la fushën ndaj Partizanit i dëmtuar. Megjithatë, duket se më e keqja ka kaluar dhe sulmuesi ka nisur periudhën e riaftësimit. 24-vjeçari është aktivizuar në 24 ndeshje duke shënuar 3 gola dhe dhënë 6 asiste në këtë sezon.

Në skuadër e presin me padurim rikthimin e tij për cilësitë teknike që zotëron në fushë. Doktori i Vllaznisë, Ilirian Haxhaja, tregon se shumë shpejt ai do të jetë në fushë.

“Filluam rehabilitimin. Së shpejti në fushë, por kjo nuk mund të thuhet për një apo dy javë. Në rastin më të mirë Mala mund të bëhet për dy takimet e fundit apo edhe finalen e Kupës nëse ne do të jemi aty”, thotë Haxhaja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"