Sulmuesi i Tiranës shënon sërish, Shqipëria mposhtet edhe nga Dinamo e Zagrebit

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Gusht 9, 2019 | 21:29

Kombetarja Kombetarja U-19 LAJMI KRYESOR Të fundit

Sulmuesi i Tiranës shënon sërish, Shqipëria mposhtet edhe nga Dinamo e Zagrebit

Pas humbjes 2-1 ndaj Realit të Madridit, Shqiëpëria U-19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka regjistruar një tjetër humbje në turneun miqësor që është duke u zhvilluar në Kroaci, teksa u mposht nga Dinamo e Zagrebit me rezultatin 2-1.

67963929_2254005538031996_2586983442331729920_o

Ashtu si në përballjen e djeshme ndaj madrilenëve, edhe në përballjen e sotme, golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi sulmuesi i talentuar i Tiranës, Ernest Muçi, i cili goditi saktë me kokë, në minutën e 80-të.

Kombëtarja e Dedes luajti me këtë formacion: Malaj (’80 Bushi), Rexhepi (’80 Nurja), Selishta (’59 Lucaj), Hida, Beqja, Rrapaj(’48 Prenga), Ibrahimi (’48 Gashi), Muci, Shabani (’40 Shima), Ajazi (’59 Bernaca), Beu. Kuqezinjtë nesër në orën 18:15 do të zhvillojë sfidën e radhës ndaj Olimpjas.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com