Sulmuesi i Tiranës operohet këto ditë, bardheblutë e presin vetëm në vitin 2024

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2023 | 22:51

Sulmuesi i Tiranës operohet këto ditë, bardheblutë e presin vetëm në vitin 2024

Braziliani Patrik do të operohet këto ditë. Sulmuesi i Tiranës ka qenë në Francë dhe me shumë mundësi do të operohet atje. Masa muskulore e pazhvilluar ka bërë që lojtari të dëmtohet rëndë.

patrik

Burime në ekipin bardheblu bëjnë me dije se ende nuk ka një datë për operacionin e lojtarit, ndërkohë që problemi tjetër i madh është data e kthimit të tij në fushën e lojës. Është e sigurt që nga data e operacionit deri në momentin e kthimit në fushë për të bërë hapat e para, duhet të kalojnë më shumë se 6 muaj.

Operacioni në krocat është shumë i vështirë. Është e sigurt që lojtari kthehet në fund të shtatorit në fushë dhe duke vazhduar me stërvitjen Patrik do të jetë i gatshëm për të luajtur nga minuta e parë vetëm në fillim të janarit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"