Sulmuesi i Tiranës humb Flamurtarin, rrezikon edhe Kërçiku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2018 | 10:56

Sulmuesi i Tiranës humb Flamurtarin, rrezikon edhe Kërçiku

Dejan Blazhevski nuk do të luajë në takimin me Flamurtarin. Është stafi i klubit Tirana që konfirmon një fakt të tillë. Kështu, sulmuesi maqedonas, i cili u dëmtua në sfidën me 19-vjeçarët nuk do të luajë të hënën në Vlorë. Lajmi është konfirmuar nga Mario Nikolli, menaxheri i skuadrës së Tiranës. Futbollisti rrezikon të mos luajë edhe takimin me Kamzën që luhet javën e ardhshme, por mjekët shpresojnë që ai të jetë gati për këtë sfidë, edhe pse mund të rrezikojë shumë.

blazhevski

Blazhevski këto ditë është rikthyer në Shkup, ku po kryeson fazën riaftësuese për të qenë sa më shpejt gati në fushën e lojës. Maqedonasi është shënuesi më i mirë i kryeqytetasve të Shqipërisë, me tre gola të realizuar, ende nuk është rikuperuar.

Edhe pse është stërvitur dje me grupin, sërish Dorian Kërçiku ka lënë përgatitjet përgjysmë. Futbollisti i krahut të djathtë ka probleme në pulpë dhe pritet të ketë një kontroll më të specializuar nga ana e mjekëve. Shqetësime ka edhe Ernest Muçi, sulmuesi tjetër i skuadrës i dëmtuar në sfidat që luajti Shqipëria U-19. Problem serioz është edhe dëmtimi i Namdi Oduamadit. Sulmuesi ka thyer klavikulën dhe kthehet në dhjetor, ndërsa probleme në kavilje ka pasur Andri Stafa, por mesfushori është i grumbulluar me 17-vjeçarët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"