Sulmuesi i Teutës thumbon Duron: Goli për trajnerin, nuk më vlerësoi siç duhej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2017 | 13:19

Sulmuesi i Teutës thumbon Duron: Goli për trajnerin, nuk më vlerësoi siç duhej

Autori i golit të dytë për ekipin e Teutës, Ardit Shehaj, pas përfundimit të takimit, nuk e ka fshehur gëzimin e golit. Ish-lojtari i Flamurtarit nuk heziton të polemizojë dhe me ish-trajnerin e tij, Shpëtim Duro. Madje, ai shprehet se ka një dedikim të madh për golin e shënuar. Dedikimin e ka pikërisht për Duron, i cili nuk kishte besim tek ai.

shehaj

“Jam shumë i lumtur që fituam këtë përballje me Luftëtarin, ishte një sfidë, të cilën duhej ta fitonim me çdo kusht. Luanim në shtëpinë tonë, kishim përballë tifozerinë e qytetit të Durrësit dhe e kishim detyrë shtëpie këtë 3-pikësh këtu. Skuadra tregoi se ka grintë dhe dëshirë për të fituar.

duro

Kam një dedikim të madh dhe të veçantë për golin e shënuar, ua dedikoj të gjithë atyre që nuk besuan tek unë. E kam fjalën për ekipin e Flamurtarit dhe në veçanti për trajnerin Shpëtim Duro.

Pasi shpëtuam ekipin, nuk u bëmë më pjesë në planet e tyre, gjithsesi unë uroj që ekipi i Flamurtarit dhe tifozët të gëzojnë, por ky do të jetë viti i Teutës”, përfundoi prononcimin për “Panorama Sport” sulmesi i skuadrës durrsake.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"