Sulmuesi i Shpresave, oferta për të dytin vit radhazi nga Lega Pro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2017 | 20:38

Sulmuesi i Shpresave, oferta për të dytin vit radhazi nga Lega Pro

Sulmuesi i talentuar 20-vjeçar, Olgier Merkaj, pritet të vazhdojë të jetë pjesë e futbollit profesionist italian edhe në vitin e ardhshëm.

Olger Merkaj Sampdoria

Futbollisti i cili në të kaluarën ka qenë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë dhe në janar ishte pjesë e grumbullimeve të U-21, është në pronësi të klubit të Sampdorias. Sipas mediave italiane, skuadra e Serisë A me sa duket po mendon të huazojë përsëri futbollistin shqiptar për edicionin 2017-2018.

16195188_1243074612439487_8276680128225859482_n

Një gjë e tillë ndodhi në vitin e kaluar, kur Merkaj luajti në radhët e ekipit të Tutokuoio në Lega Pro, kampionat në të cilin ai ka rënë në sy për aftësitë e tij pasi tani e kërkon në formë huazimi ekipi i Kuneos.

Mediat italiane raportojnë se fillimisht Merkaj do të vendosë bashkërisht me Sampdorian nëse do t’i zgjatet kontrata apo jo, pasi në rast ndërprerje të marrëdhënieve me klubin që zotëron kartonin e tij, do ta kishte më të lehtë të kërkonte sistemim në një skuadër tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"