Sulmuesi i Partizanit mbetet në “ajër”, lojtari me sytë nga klubi për një zgjidhje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 13:23

Sulmuesi i Partizanit mbetet në “ajër”, lojtari me sytë nga klubi për një zgjidhje

Lukas Kardozo është nën kontratë me Partizanin deri në verën e vitit 2022, por braziliani ka muaj që ka dalë jashtë planeve të skuadrës së kuqe. Me ardhjen e trajnerit Franko Lerda, Lukas nuk u preferua as në stërvitje, kështu që Partizani e huazoi në Kosovë. Por aventura e sulmuesit anësor u mbyll para kohe te Drita, kështu që prej dy muajsh ai ndodhet në Brazil në pritje të një destinacioni të ri, që pa dyshim do të vendoset me miratimin e kampionëve të Shqipërisë.

kardozo

Lojtari ka vijuar me përgatitje individuale në Brazil, por e ardhmja e tij mbetet në ajër, pasi akoma nuk është gjetur një akord që 25-vjeçari të bashkohet me një ekip. Mësohet se interesim për Lukasin ka pasur në Maqedoni, prej nga erdhi te Partizani, por është përfolur edhe Flamurtari i Vlorës.

Vetë lojtari, në një komunikim me “Panorama Sport” e pohoi që situata e tij mbetet e turbullt, pasi ditët po ecin, ndërsa Partizani që zotëron kartonin akoma nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë për të ardhmen. Sipas mediave maqedonase, ishte menduar se Partizani mund ta huazonte Lukasin te Makedonja GJ.P., por vetë ish-lojtari i Pelsiterit ka treguar arsyet e dështimit. “Isha në bisedime me Makedonija GJ.P, mirëpo dështuan.

Ata dëshironin që t’iu bashkëngjitesha menjëherë, mirëpo bisedimet zgjatën më shumë dhe na morën kohë. Tani jam në kërkim të një skuadre të re. Jemi në bisedime me një skuadër nga Shqipëria, mirëpo me këtë çështje po merren drejtuesit e Partizanit”, u shpreh Lukas Kardozo për “infosport.mk”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"