Sulmuesi i Partizanit e thotë hapur: Kam oferta nga Azerbajxhani, Bullgaria dhe Maqedonia. Do të largohem nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2020 | 0:11

Sulmuesi i Partizanit e thotë hapur: Kam oferta nga Azerbajxhani, Bullgaria dhe Maqedonia. Do të largohem nëse…

Futbollisti i Partizanit i huazuar te Besa Lukas Kardozo zbuloi së fundmi se ka marrë një ofertë nga një klub i Azerbajxhanit.

kardozo

Në një intervistë për median sportive azere “apasport”, sulmuesi brazilian theksoi se do të rishikojë mundësinë për të luajtur për “të kuqtë” në fund të sezonit. Ai shton se nëse drejtuesit e 16-herë kampionëve të Shqipërisë dëshirojnë që ta mbajnë Kardozon, bashkëpunimi me Partizanin do të vazhdojë.

“Ofertë nga Azerbajxhani – Po, është një mundësi. Menaxherët e mir më thanë se më ka ardhur një ofertë nga një skuadër në Azerbajxhan. Nuk i di detajet. Më besoni se nuk e di emrin e këtij klubi, e di menaxheri im. Përderisa sezoni vazhdon, nuk ka ende bisedime. Ndoshta mund të kalojë në vendin tuaj gjatë verës.

Kardozo45

Partizani –
Kontrata ime skadon në qershor. Kam të drejtën e rinovimit dhe për një vit. Do të vendos pasi të bisedoj me klubin. Nëse dëshirojnë që unë të qëndroj, do ta rinovoj kontratën. Por, mund t’ju them se po bisedoj dhe me disa klube të tjera. Mendoj se mund të luaj rregullisht me Partizanin, sepse kam potencial. Nuk e kuptoj se përse më huazuan.

Kam kontakte nga klube në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari. Por, nëse largohem nga Partizani, do të shkoj në Azi”, shprehet sulmuesi brazilian i Partizanit Lukas Kardozo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"