Sulmuesi i Napolit humb zyrtarisht ndeshjen me Milanin, De Laurentis: Lojtarë pa bo…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 11:10

Sulmuesi i Napolit humb zyrtarisht ndeshjen me Milanin, De Laurentis: Lojtarë pa bo…

Pas stërvitjes së ditës së djeshme, stafi mjekësor i klubit të Napolit ka komunikuar mungesën e sigurt të sulmuesit polak, Arkadiuz Milik, për ndeshjen e së shtunës, në orën 18:00, në “San Siro”.milik mertens

Futbollisti i të kaltërve vuan nga një problem në muskujt e barkut dhe për këtë arsye nuk do të jetë në dispozicion.

Ndërkohë, te Napoli vazhdon të mbetet në rend të ditës krisja mes grupit të lojtarëve dhe stafit drejtues, me Edoardon, djalin e presidentit Aurelio De laurentis, i cili vazhdon kundërsulmin e tij. “Rroga mujore duhet merituar, por mbi të gjitha duhet respektuar bluza që mban veshur dhe qyteti që përfaqëson.

Tifozët me të drejtë vërshëllyen skuadrën, sepse ata vijnë në stadium për të parë ata, lojtarët tanë. Prandaj, u kërkoj atyre që të mendohen mirë dhe të nisin të tregojnë respekt dhe vetëm respekt. edoardo-de-laurentiis-1200x600

Më vjen keq, por koha po tregon se lojtarët e viteve të shkuara po që kishin bo.., këta të sotmit, jo”, tha zëvendëspresidenti i Napolit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"