Sulmuesi i Milanit bëhet çështje, Gatuzo e lë jashtë skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2018 | 20:38

Sulmuesi i Milanit bëhet çështje, Gatuzo e lë jashtë skuadrës

Dashuria mes Milanit dhe sulmuesit kroat, Nicola Klaliniç, e cila lindi në verën e 2017-ës, ka filluar të venitet tashmë. Sulmuesi nuk po bind dhe prej kohësh e ka humbur vendin e titullarit, kjo edhe për shkak të shpërthimit të të riut Patrik Kutrone, që po shënon gola në vijimësi.

kalinic

Gjithsesi, në prag të ndeshjes me Chievon, trajneri Gatuzo ka vendosur të mos e grumbullojë fare Kaliniçin, duke treguar se raporti mes palëve është thyer tashmë.

“Kaliniç nuk ka asnjë problem fizik, por është lënë jashtë për arsye teknike”, deklaroi Gatuzo, duke mos preferuar të japë më shumë shpjegime mbi lënien jashtë të sulmuesit kroat.

Gjithsesi, mediat pranë Milanit raportojnë se përjashtimi i Nikola Kaliniçit ka ardhur për mungesë impenjimi në stërvitje gjatë javës, gjë që nuk është toleruar nga Gatuzo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"