Sulmuesi i Liverpulit nën akuzë për baste sportive, shumë e majme për transferimin e tij tek…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 11:45

Sulmuesi i Liverpulit nën akuzë për baste sportive, shumë e majme për transferimin e tij tek…

Sulmuesi i Liverpulit,  Daniel Starixh është nën hetim nga Federata Angleze e Futbollit. Kjo e fundit e akuzon atë për vendosje bastesh. Kujtojmë se futbollistët profesionistë e kanë të ndaluar të vendosin baste sportive. Gjithashtu ata nuk duhet të shpërndajnë informacione të ndryshme.

daniel-sturridge-liverpool-chelsea_1jml3zl7nsfva1l9i8ge4piug0

Kompanitë e basteve në Angli kanë sinjalizuar federatën se janë vendosur shuma të mëdha që Starixh të transferohej te Interi. 10 mijë stërlina ishte shuma më e madhe e vendosur. Këto opsione janë normale në Angli, por e çuditshmja është se askush nuk kishte folur për kalimin e anglezit te Interi dhe ky lajm doli vetëm 1 javë më vonë.

wb

Sulmuesi megjithatë u huazua te Uest Brom. Basti është vendosur nga një zyrtar por nuk bëhet i ditur emri i tij. Sulmuesi nga ana tjetër pretendon se është i pafajshëm dhe nuk ka informacion për këtë histori. Nëse Starixh vërtetohet që është fajtor ai rrezikon gjobë të majme deri në pezullim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"