Sulmuesi i Lajpcigut “provokon” para Bajernit: Dy macet e mia quhen Xhoshua dhe Kimish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2017 | 13:47

Sulmuesi i Lajpcigut “provokon” para Bajernit: Dy macet e mia quhen Xhoshua dhe Kimish

Gjatë ditës së sotme, skuadra e kampionëve gjermanë do të ndeshet për raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë me rivalët e Lajpcigut. Gjatë një interviste, sulmuesi i Lajpcigut, Jusuf Pulsen, ka folur lidhur me përballjen duke ironizuar edhe mbi mesfushorin bavarez, Xhoshua Kimish. Teksa është pyetur për përballjen me Bajernin, Pulsen ka thënë:

797c518c-37a6-11e7-b3ce-f80f41fc6a62

“Jemi përgatitur mjaftueshëm dhe mendojmë të ushtrojmë presion në repartin e sulmit”. Sa u përket kundërshtarëve, Pulsen shtoi: “Bajerni është një skuadër e jashtëzakonshme. Ata kanë arritur të shënojnë mjaft fitore dhe në javët e fundit kanë pasur rezultate tepër të mira me rikthimin e trajnerit të ri, megjithatë kemi mundësi edhe të fitojmë ndaj tyre, jemi në futboll, pritet gjithçka”.

Sulmuesi ka folur edhe për Xhoshua Kimish me të cilin ndanin dhomën, teksa luanin te Lajpcigu duke thënë se: “Flasim shpesh me njëri-tjetrin. Për sfidën më ka uruar fat dhe një lojë sa më të bukur”.

Ai i është përgjigjur edhe një pyetje lidhur me dy macet e tij dhe emrat që ai u ka vënë. Përgjigjja e Jusuf Pulsen ka qenë: “Njëra prej maceve të mia quhet Xhoshua, ndërsa tjetra Kimish (qesh). Kimish ka qenë një mik tepër i mirë dhe gatuante për mua, tani jetoj me të dashurën që është më simpatike dhe gatuan më mirë se ai”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"