Sulmuesi i Kombëtares U-19 firmos në La Liga, kuqezinjtë gati për Malin e Zi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2017 | 12:11

Sulmuesi i Kombëtares U-19 firmos në La Liga, kuqezinjtë gati për Malin e Zi

Shqipëria e drejtuar nga Erjon Bogdani ka nisur me një paraqitje pozitive në fushë, por pa rezultat për kualifikueset e Europianit. Njëri për titullarëve në ndeshjen e parë kundër Ukrainës, Elvi Berisha ka zyrtarizuar të ardhmen e karrierës së tij. Ish-mesfushori, që spikati me skuadrën e parë të Tiranës në ndeshjen e luajtur në Izrael për kualifikueset e Europa Ligës, është bërë zyrtarisht futbollisti më i ri i Leganesit.

Berisha

Djaloshi ka nënshkruar një kontratë 2+2. Berisha është një futbollist që luan në krah, ku mund të bëjë rolin e mesfushorit të avancuar të krahut apo edhe atë të sulmuesit anësor. Për këtë transferim, edhe skuadra bardheblu në Shqipëri do të ketë pjesën e saj të përfitimit.

elvi Berisha

Në fakt, nuk bëhet fjalë për shitje kartoni, duke qenë se Berisha nuk kishte nënshkruar më parë një kontratë prej moshës së re, mirëpo Tirana pritet që të përfitojë rreth 90 mijë euro nga ky transferim.

Kjo, për shkak të një rregulli të UEFA-s, ku bardheblutë përfitojnë si skuadra, e cila e ka formuar lojtarin në fjalë. Berisha dhe të besuarit e Kombëtares U-19 do të përballen ditën e shtunë me skuadrën kombëtare të 19-vjeçarëve të Malit të Zi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"