Sulmuesi i jep lamtumirën Skënderbeut: Më ndihmuat në periudhë të vështirë, nuk do ju harroj kurrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2023 | 16:27

Sulmuesi i jep lamtumirën Skënderbeut: Më ndihmuat në periudhë të vështirë, nuk do ju harroj kurrë

Belajdi Pusi i ka dhënë sot lamtumirën klubit të Skënderbeut, për të nisur një aventurë të re në kampionatin e Azerbajxhanit, ku do të veshë fanellën e Turan Tovuz. Palët kanë gjetur akordin për këtë transferim, me sulmuesin shkodran i cili do të bëhet pjesë e këtij klubi deri në fundin e sezonit.

pusi

Vetë Pusi, në një postim në rrjetet sociale, ka dashur të falënderojë korçarët për ndihmën që i kanë dhënë, duke e aktivizuar rregullisht për ta bërë një emër të njohur në futbollin shqiptar.

“Jeni ju që më ndihmuat në një periudhë të vështirë dhe nuk ju harroj kurrë. Falënderoj presidentin Takaj, të gjithë trajnerët, bashkëlojtarët, tifozët dhe miqtë e mirë në Korçë. Uroj të rikthehet sa më shpejt Skënderbeu i sukseseve të mëdha. FORCA SKËNDERBEU”, shkruante futbollisti duke konfirmuar kështu lamtumirën e tij nga korçarët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"