Sulmuesi i jep fund aventurës me Milanin, niset drejt destinacionit të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 15:13

Sulmuesi i jep fund aventurës me Milanin, niset drejt destinacionit të ri

Suso ka vendosur të largohet nga Milani, teksa do të vazhdojë karrierën e tij te skuadra spanjolle e Sevijës.Suso.Milan.2019.20.linate.partenza.750x450

Spanjolli është përshëndetur ditën e djeshme me pjesën tjetër të skuadrës, teksa ditën e sotme është nisur drejt Spanjës, ku do të kryejë vizitat mjekësore me Sevijën.

Lojtari do të kalojë te spanjollët në formën e huazimit, por me detyrim blerje. Në këtë mënyrë 26-vjeçari i jep fund aventurës me Milanin, ku luante nga sezoni 2014-2015.suso

Suso nuk ishte më një zgjedhje e parë e trajnerit Pioli dhe për këtë arsye lojtari vendosi të largohet nga kuqezinjtë, me shpresën se do të gjejë më shumë minuta në dispozicion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"