Sulmuesi i Francës zbulon makthin e çuditshëm të Ousman Dembele: Ai trembet dhe ne na kap e qeshura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 22:36

Sulmuesi i Francës zbulon makthin e çuditshëm të Ousman Dembele: Ai trembet dhe ne na kap e qeshura

Njerëzit kanë fobi dhe frikë nga më të ndryshmet edhe pse shpesh nuk i shprehin. Por gjëja të cilës i frikësohet më shumë Ousman Dembele, sulmuesi i Barcelonës dhe Francës, është një nga ato të rrallat. Gjithçka e ka zbuluar një shok i tij i skuadrës në radhët e përfaqësueses, teksa e ka treguar në konferencë për shtyp para gazetarëve.

dembele

Sulmuesi Randal Kolo Muani, është ngacmuar sot nga gazetarët që të tregonte një anekdodë nga jeta me ekipin, diçka e pazakontë që publiku nuk e dinte dhe ai k vendosur të zbulojë sekretin e madh të 25-vjeçarit Dembele.

“Ousman ka frikë nga macet. Sa herë ne dalim për ecje, apo për të ngrënë diçka, ai trembet kur sheh të tilla, Kjo na bën të gjithëve të qeshim:”, tregoi Kolo Muani frikën e madhe të partnerit të sulmit te Franca, i cili vuan kësisoj nga ajo që quhet ailurofobi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"