Sulmuesi i Erzenit “rezervon” elitën: Dua t’i shënoj Maliqit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2021 | 13:08

Sulmuesi i Erzenit “rezervon” elitën: Dua t’i shënoj Maliqit

Erzeni është gati për Maliqin. Skuadra ka arkivuar Kupën dhe e ka kthyer vëmendjen te kampionati, që këtë javë i çon në transfertë. Të dielën zbarkojnë në Bilisht dhe shijakasve nuk u lejohet asnjë hap fals. Këtë e thotë edhe Jasmin Raboshta, një ndër futbollistët më të spikatur të skuadrës për këtë sezon.

erzeni

“Jam shumë i kënaqur që këtë sezon mbroj ngjyrat e Erzenit. Një ekip me histori dhe për më tepër ka si objektiv ngjitjen në elitë. Paraqitjet e deritanishme janë larg pritshmërive, e megjithatë pauza na ndihmoi. Në Bilisht udhëtojmë vetëm për fitore dhe mundësitë që t’ia dalim janë të mëdha.

Do bëj çmos që të shënoj ndaj Maliqit, ndonëse rëndësi ka që të marrim pikët e plota. Mobilizimi i futbollistëve është në maksimum, duke respektuar të gjitha porositë e trajnerit. Personalisht me Erzenin kam një kontratë dyvjeçare, që pa dyshim varet nga ecuria që do të kemi gjatë këtij kampionati.

Të gjithë jemi në një linjë këtë vit, do kapim Kategorinë Superiore”, përfundoi sulmuesi shkodran për “Panorama Sport”.

FIQIRI SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"