Sulmuesi i “Dardanëve” nuk fshihet, thumbon lojtarët që lënë Kosovën: Nëse nuk e doni këtë shtet, nuk jeni pjesë e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2022 | 21:11

Sulmuesi i “Dardanëve” nuk fshihet, thumbon lojtarët që lënë Kosovën: Nëse nuk e doni këtë shtet, nuk jeni pjesë e tij

Debatet e fundit për lojtarët që kanë zgjedhur të lënë përfaqësuesen e Kosovës dhe kanë zgjedhur përfaqësuese të tjera si Shqipëria, Suedia, Zvicra dhe Gjermania, duket se nuk i kanë pëlqyer disa prej futbollistëve të përfaqësueses dardane.

edon zhegrova

Njëri prej tyre është edhe sulmuesi Edon Zhegrova, nuk e ka pëlqyer këtë veprim dhe ka hedhur një mesazh të drejtpërdrejtë.

“Vetëm nëse e doni dhe ndjeni këtë shtet ju mund të luani për Kosovën. Jam 1000 herë më i mirë e madje s’mund të krahasohem me ata që nuk e pranojnë Kosovën dhe më ishin dashur vetëm 10 sekonda për ta pranuar shtetin tim sepse zemra ime rrah aty. Andaj nëse ju nuk e doni këtë shtet, ju s’jeni pjesë e tij, kjo vlen për të gjithë ju që mendoni se jeni dikushi”, ka shkruar 23-vjeçari duke publikuar një fotografi me flamurin e Kosovës.

zhegrova

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"