Sulmuesi i Besës sheh “rokadë” në Berat: Luajmë pa presion… pikësh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2022 | 13:55

Sulmuesi i Besës sheh “rokadë” në Berat: Luajmë pa presion… pikësh

Pas fitores ndaj Tërbunit, te Besa duken të qetë. Ky trepikësh i largoi ndjeshëm nga zona e rrezikut, por njëherësh i futi në lojë edhe për “play off”-in. Edhe pse ky nuk është më prioriteti i verdhezinjve, do të tentojnë gjithçka për gjithçka. Autori i golit të dytë nuk mendon se ndaj pukjanëve i ndihmoi fati. Edmond Hoxha thekson se volumi i lojës dhe rasteve dëshmojnë të kundërtën.

edmond hoxha

“Vijmë pas një fitoreje të vështirë, por plotësisht të merituar ndaj Tërbunit. Nuk jam dakord me konstatimin se fituam në fund dhe na ndihmoi fati. Para golit të parë të Ligesë, patëm raste flagrante dhe do të veçoja rastin tim dhe të Peres, pa folur për goditjet drejt portës pukjane.

Nuk jemi ekipi i parë që shënojmë në fund të takimit, ashtu sikurse edhe kemi pësuar në fund ne dhe mjaft ekipe Kryesorja mbeten 3 pikët, të tjerat mbeten thjesht statistika”, tha fillimisht për gazetën “Panorama Sport” sulmuesi. Pas kësaj analize, 24-vjeçari ndalet edhe te transferta beratase.

“Faktori psikologjik ndikoi disi ndaj Tërbunit, pasi na duheshin pikët. Krejt ndryshe është situata para Beratit. Udhëtojmë pa pasur asnjë presion, pasi nuk ndiejmë rrezik.

Nëse kemi komoditetin e të luajturit lirshëm dhe frikën e gabimit, ia dalim. Nëse shkon kështu, atëherë kemi mundësi reale për të kapur vendin e 6-të. Pres një ndeshje të fortë dhe të barabartë, pasi edhe Tomori bën futboll teknik”, përfundon Hoxha.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"