Sulmuesi i befasuar nga atmosfera në klubin e ri: Lushnja ka tifozët më specialë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2020 | 23:11

Sulmuesi i befasuar nga atmosfera në klubin e ri: Lushnja ka tifozët më specialë

Sulmuesi Orges Xeka, pas 5 sezoneve te Luzi dhe 1 sezoni te Vora, ka firmosur për Lushnjën. Sulmuesi kavajas ka shansin ideal për të treguar vlerat e tij me një skuadër me emër dhe ai e di mirë se çfarë duhet të bëjë. “Do të luaj për herë të parë në Kategorinë e Parë dhe me një skuadër të madhe, siç është Lushnja. Kam hedhur një hap të madh dhe mendoj se e kam hedhur në kohën e duhur.

orges-xeka

Tashmë jam mësuar me golin dhe çdo ndeshje e shoh si një mundësi për të shënuar”, thotë për “Panorama Sport” sulmuesi Xeka, i cili pas 45 ditësh në “Roza Haxhiu” e ka të qartë situatën. “Deri tani gjithçka është shumë mirë, më pëlqejnë ambienti dhe stafi, është ngrohtësia e duhur e një ekipi të madh. Pata një dëmtim, por nga dita në ditë kam ardhur duke u përmirësuar. Në miqësoren me Besën nuk shënova, edhe pse pata disa mundësi. U mundova të bëj më të mirën, por goli nuk erdhi.

Lushnja

Tifozëria e Lushnjës është super, gjithmonë pranë nesh. Ata vijnë në Luz apo Peqin dhe shohin ndeshjet miqësore. Në Lushnjë, pjesëmarrja e tyre është e konsiderueshme edhe në seancat stërvitore. Shumë pak ekipeve u ndodh një gjë e tillë.

Për mua vonesa e kampionatit ka ndikuar për mirë, sepse isha i dëmtuar dhe kisha kohë të rikuperohem. Nëse kampionati do të fillonte më parë, nuk do të isha në gjendjen e duhur. Shpresoj të na shkojë mbarë, sidomos fillimi”, tha për gazetën sulmuesi Orges Xeka.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"