Sulmuesi i Barcelonës vishet verdhezi, Dortmundi zyrtarizon transferimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2018 | 19:39

Sulmuesi i Barcelonës vishet verdhezi, Dortmundi zyrtarizon transferimin

Pako Alkaser është larguar nga Barcelona dhe është një futbollist i Borusia Dortmundit. 24 vjeçari pritet të luaj në formacionin titullar te gjermanët.

Alkaser

Në Barcelonë, për 2 vjet,  ai nuk gjeti minutat e mjaftueshme për të shprehur potencialin. Dortmundi ka paguar 2 milionë euro për marrëveshjen e huazimit dhe në fund të sezonit, nëse Alkaser është brenda pritshmërive do të paguhen edhe 23 milionë euro të tjera. Sulmesi e mbylli aventurën me katalanasit me 10 gola në 37 aktivizime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"