Sulmuesi i Anglisë dënohet për baste, klubi i Premier Ligës nis sërish punën për Armando Brojën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 8:50

Sulmuesi i Anglisë dënohet për baste, klubi i Premier Ligës nis sërish punën për Armando Brojën

Siç është raportuar fillimisht nga medi at angleze, e ardhmja e Armando Brojës te Çelsi nuk është edhe aq e sigurt. Një sërë klubesh të Premier Ligës janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit të Kombëtares shqiptare në merkaton e verës që po afron.

broja

“Chelsea News” zbulon se dy ekipe së fundmi janë të gatshme që të investojnë te djaloshi shqiptar, edhe pse ai nuk ka luajtur që në dhjetor, kur edhe u dëmtua në miqësoren me Aston Vilën dhe tani është drejt rikuperimit.

Mësohet se Brentfordi, klubi ku pjesë është edhe portieri kuqezi, Tomas Strakosha, ka interes të madh për 21-vjeçarin, ndërkohë nga ana tjetër blutë nuk mund të përjashtojnë shitjen, duke parë edhe lojtarët e shumtë që kanë në këtë repart.

Brentfordit iu dënua sulmuesi Ivan Tonej me tetë muaj pezullim për shkak se kishte shkelur rregulloren e basteve të Federatës Angleze e kështu i duhet një sulmues për sezonin e ri.Radarët janë kthyer nga Armando Broja.

Ndërkohë, një tjetër ekip, i cili po shfaq interes të madh për Brojën, është edhe Brajtoni.Skuadra, e cila është surprizë këtë sezon në Premier Ligë, kërkon të vendosë piketat për vitin e ardhshëm dhe këtë mendon që ta nisë nga sulmuesi shqiptar.

Aktualisht ekipi i drejtuar nga italiani De Zerbi është në vendin e gjashtë dhe shumë pranë pjesëmarrjes në Kupat e Europës.

SITUATA E SULMUESIT- Ende në rikuperim, teksa mendohet se edhe gjatë periudhës së verës, Broja do të marrë kohën e tij për t’u rikuperuar totalisht.

Një prej temat, e cila do ta shoqërojë atë në verë, do të jetë ajo e merkatos dhe zërave për të, të cilat nuk kanë reshtur në asnjë moment kur dritarja e transferimeve ka qenë e hapur.

Broja pati një huazim fantastik te Sauthemptoni para se të kthehej te Çelsi ku luajti vetëm 466 minuta në të gjitha garat në pjesën e parë të këtij sezoni. Duke pasur parasysh se sa shumë kishte nevojë Çelsi për një sulmues, nëse Broja nuk do të ishte lënduar, mund të kishte pasur një shans që t’i shtonte ato minuta që nga janari.

Teksa blutë bëhen gati për sezonin e ri, mbetet për t’u parë se si do të veprojnë me produktin e akademisë së tyre, duke qenë se flitet për afrimin e Viktor Osimhenit dhe ndoshta përfshirjen e shqiptarit, ose në transferim, ose në planet e trajnerit të ardhshëm të londinezëve, Mauricio Poçetinos.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"