Sulmuesi gati të “tradhtojë” Napolin, i propozohet Juventusit për në verë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 0:04

Sulmuesi gati të “tradhtojë” Napolin, i propozohet Juventusit për në verë

Dris Mertens përfundon kontratën e tij me Napolin në fund të sezonit dhe do të jetë një lojtar i lirë, ku do të shikojë një destinacion të ri për të ardhmen e tij.dries-mertens

Belgu ka filluar të mendojë që tani për të ardhmen e tij, duke parë që në gjurmët e tij janë vënë edhe disa klube të tjera. Sipas mediave italiane, sulmuesi i është propozuar Juventusit, për të luajtur me bardhezinjtë që nga sezoni i ardhshëm.

Nuk dihet ende se çfarë do të bëjë “Zonja e Vjetër”, por në rast se kjo do të ndodhte, një tjetër lojtar i Napolit pas Higuainit do të irritonte tifozët napolitan me kalimin te Juventusi.

Gjithashtu ekziston edhe mundësia që Mertens të rinovojë kontratën edhe për 2 vitet e ardhshme me Napolin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"