Sulmuesi francez besoi se do t’i sillte fat të keq në finale, ja çfarë bëri Benzema përpara sfidës ndaj Liverpulit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2022 | 16:11

Sulmuesi francez besoi se do t’i sillte fat të keq në finale, ja çfarë bëri Benzema përpara sfidës ndaj Liverpulit

Karim Benzema pritej që të shoqëronte trajnerin Karlo Ançeloti në konferencën e djeshme për shtyp përpara finales së Champions-it, por sulmuesi francez e refuzoi një gjë të tillë për shkak të një besëtytnie sipas “COPE”.

BENZEMA 1

Më 15 shkurt, një ditë pasi ai u shfaq në konferencë për të folur për ndeshjen e 1/ 8-ave të Champions-it kundër PSG-së në “Parc des Princes”, spanjollët u mundën 1-0. Finalja e Ligës së Kampioneve do të luhet në “Stade de France” dhe jo në stadiumin e kampionëve të Francës, PSG-së, megjithatë Benzema beson se shfaqja e tij në konferencë do t’i sillte fat të keq skuadrës në finalen me Liverpulin.

Që 34-vjeçari është supersticioz ky nuk është një zbulim i ri. Ai vazhdon të mbajë dorën e tij të mbuluar me një fashë, pavarësisht se ka shumë kohë që ka kaluar dëmtimin, por golat e shumtë që shënoi me të në dorë, e bënë të besojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"