Sulmuesi duhet të “braktisë” Totenhemin, në vendlindje e detyrojnë të kryejë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2020 | 14:45

Sulmuesi duhet të “braktisë” Totenhemin, në vendlindje e detyrojnë të kryejë…

Heung-Min Son është një nga lojtarët më të mirë te Totenhemi, i cili i ka dhënë një ndihmë shumë të madhe ekipit me golat apo asistet e tij.Son-Heung-min-Tottenham-Aston-Villa

Megjithatë tashmë lojtari është i detyruar të braktisë për pak kohë skuadrën e tij. Sipas mediave kryesore koreane, thuhet se sulmuesi është i detyruar të futet në ushtri në Korenë e Jugut.

Futbollisti duhet të përmbushë detyrimin e tij në shërbimin ushtarak dhe duhet të qëndrojë aty për një muaj.

Në këtë situatë Son nuk do të ishte i gatshëm për Murinjon për një muaj, ndonëse futbolli duket ende larg rifillimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"