Sulmuesi brazilian zbulon prapaskenat e merkatos: Milani më kërkoi në ekip, madje ata ofruan…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2019 | 15:00

Sulmuesi brazilian zbulon prapaskenat e merkatos: Milani më kërkoi në ekip, madje ata ofruan…

Sulmuesi brazilian Taison, u lidh disa herë me një kalim të mundshëm te Milani në merkaton e verës, por një marrëveshje nuk u arrit asnjëherë.taison.shakhtar.donetsk.napoli.2017.2018.750x450

Së fundmi futbollisti është prekur nga koret raciste në Ukrainë, ku aktivizohet me Shaktar Donjetskun. Pikërisht kjo e ka mërzitur shumë lojtarin, i cili tashmë ka filluar të mendojë largimin seriozisht në merkaton e janarit. Taison ka dhënë një intervistë së fundmi, ku e pranon se Milani ishte shumë i interesuar për të firmosur me të.

“Pas ndodhive të fundit që ndodhën, unë kam filluar të mendoj seriozisht largimin nga ky kampionat. Mendoj se është koha të largohem nga Shaktari, dhe të kaloj në një skuadër ku të ndihem përsëri i lumtur.

Milani më kërkoi në merkaton e verës, madje ata ofruan edhe 30 milionë euro për të nënshkruar me mua. Megjithatë ishin drejtuesit ata që vendosën, dhe nuk lejuan që unë të largohem për atë shifër.”, u shpreh sulmuesi brazilian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"