Sulmuesi 29-vjeçar i habit të gjithë, gati të martohet me një minorene

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 23:48

Sulmuesi 29-vjeçar i habit të gjithë, gati të martohet me një minorene

Sulmuesi i Lokomotivës së Moskës, Fedor Smolov, është rikthyer në qendër të vëmendjes së opinionit publik, për shkak të ngjarjeve të fundit të jetës së tij private.


smolov-yeltsin-1

Sulmuesi 29-vjeçar pritet të martohet së fundmi, por vajza me të cilën ai do të lidhë kurorë është minorene. Lojtari i ka bërë propozim për martesë Maria Jumasheva, e cila është vetëm 17 vjeç dhe ka marrë një përgjigje pozitive nga ana e saj.
smolov-yeltsin

Mosha e dy personave nuk është një problem për prindërit e tyre, të cilët e kanë pranuar diçka të tillë, por kjo ka ngjallur reagime të shuma në Rusi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"