Sulmuan lojtarët, tifozët e Tiranës përfundojnë në polici

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2017 | 18:17

Sulmuan lojtarët, tifozët e Tiranës përfundojnë në polici

Protesta e tifozëve të Tiranës ndaj vendimit të klubit për t’i hapur dyert e stadiumit “Selman Stërmasi’ Partizanit si dhe bllokimi që i bënë ata stërvitjes së bardhebluve, nuk ka kaluar pa pasoja.

Tirana tifozet bllokojne stervitjen 4

Rreth dy orë pas ngjarjes së shëmtuar që ndodhi në ambientet e fushës sportive “Skënder Halili”, forcat e rendit kanë ndaluar dhe shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Tiranë 32 tifozë të klubit bardheblu.

policia skender halili

Momenti kur forcat e policise mberriten ne qendren stervitore Skender Halili

Në fakt, forcat e rendit mbërritën në ambientet e qendrës stërvitore “Skënder Halili” pasi tifozët ishin larguar nga aty. Por ata kanë vepruar me ndalimin e tyre nëpërmjet identifikimit nga pamjet filmike të momenteve të tensionuara, sidomos të atyre ku disa mbështetës goditën mesfushorin Gilman Lika.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"