Sulmi në krizë, Shehi mendon ndryshimin e papritur për ndeshjen ndaj Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 16:21

Sulmi në krizë, Shehi mendon ndryshimin e papritur për ndeshjen ndaj Erzenit

Trajneri Orges Shehi, nga ana e tij, është duke menduar për formacionin që do të hedhë në fushën e lojës ndaj Erzenit. Prej kohësh ai është duke planifikuar që të aktivizojë Abazajn në qendër të sulmit. Gjithsesi, për këtë duhet të shohim.

SHEHI

Fakt është që skuadra është e plotë. Me një të rënë të lapsit, Bekaj do të luajë në portë, më pas në mbrojtje Najdovski, Lulaj, Përgjoni dhe Toshevski. Në mesfushë treshja e zakonshme Aleksi, Deliu dhe Lushkja.

Në sulm mund të kemi surprizën e madhe. Hasani dhe Haxhiu do të luajnë nga krahët, ndërsa sulmues i parë do të jetë Kristal Abazaj. Ky mund të jetë ndryshimi i madh i Tiranës në repartin e sulmit. Sulmuesi do ta nisë si qendror dhe nga minuta e parë në sfidën me Erzenin.

Tre trofe pretendon të fitojë këtë sezon ekipi i Tiranës. Deri në këtë momentin që flasim skuadra bardheblu ka fituar Superkupën e Shqipërisë, tani është në lojë për Kupën e Shqipërisë dhe kampionatin.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"