Sulmi në krizë, nuk do ta besoni sa ditë ka Skënderbeu pa shënuar një gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2022 | 19:05

Sulmi në krizë, nuk do ta besoni sa ditë ka Skënderbeu pa shënuar një gol

Sulmi i Skënderbeut është zyrtarisht në krizë. Nuk shënon gol që nga 18 dhjetori, që përkthehet me 40 ditë “shterpësi”. E fundit herë që kanë gjetur rrugën e rrjetës përkon me fitoren kundër Kastriotin, e cila përfundoi në shifrat 2-1.

Mensah Pusi

Alfred Mensah dhe Jorgo Meksi janë të fundit që kanë shënuar për korçarët. Janë dy barazime “të thata” dhe dy humbje minimale për të besuarit e Migen Memellit.

Kjo shton edhe më shumë domosdoshmërinë për përforcime në merkato. Bardhekuqtë kanë bërë përforcime në çdo repart, përveçse në ofensivë. Klubi është në kërkim të një “bomberi”, ndonëse nuk kanë gjetur të duhurin. Janari nuk ofron shumë mundësi, por shpresat nuk i kanë humbur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"