Sulmi ndaj trajnerit të Tiranës, policia arreston në flagrancë autorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2018 | 12:50

Sulmi ndaj trajnerit të Tiranës, policia arreston në flagrancë autorin

Pas incidentit të ndodhur paraditen e sotme, në ambientet e kompleksit “Skënder Halili”, ku u sulmua trajneri i Tiranës U-17, Migen Memelli, policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Abdyl Çeku, babai i futbollistit bardheblu. Çeku e goditi me grusht trajnerin, për shkak se djalin e tij nuk e ka përfshirë në lojë, shkruan policia në njoftimin e saj.

Memelli

NJOFTIMI I POLICISË: 

Në vijim të ngjarjes të ndodhur tek fusha e sportit “Skënder Halili”, ju informojme se : Në perfundim të veprimeve hetimore u bë arrestimi ne flagrancë i shtetasit : Abdyl Çeku, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Pasi rreth orës 09:50, tek fusha e sportit ” “Skënder Halili”, në Qyteti i Nxënësve, shtetasi i mësipërm është konfliktuar duke e goditur me grusht, trajnerin e ekipit “U-16”, shtetasin M. M., për shak se djalin e tij nuk e ka përfshirë në lojë.

Materialet proçeduariale do ti kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjygjësor Tiranë për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"