Sulmi ndaj trajnerit, reagon Vucaj: Si mund të luajmë kështu futbolli, ja kush e shpëtoi Gjokën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2018 | 19:16

Sulmi ndaj trajnerit, reagon Vucaj: Si mund të luajmë kështu futbolli, ja kush e shpëtoi Gjokën

Mesfushori i Vllaznisë, Erjon Vucaj, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, ku trajneri Ernes Gjoka u sulmua me thikë nga një person me kapuç. Për 27-vjeçarin shkodran, kjo është një ngjarje e rëndë që ka turpëruar të gjithë Shkodrën. Vucaj tregon se ka qenë Gilman Lika dhe disa njerëz të tjerë që e kanë shpëtuar trajnerinin.

Vucaj

“Jemi te tronditur nga çfarë ka ndodhur. Është një ngjarje shumë e rendë. Na ka turpëruar në dhe te gjithë Shkodrën. Si mund te luajmë futboll kështu. Deri kur duhet te vazhdojë ne ketë mënyre. Nuk e dimë se kush e ka bere por kushdo qe te jete është një turp. E kemi përjetuar keq. Ishte Gilman Lika afër dhe disa njerëz që u ndodhën në atë moment të cilët e shpëtuan. Nuk e dimë ku ta kemi me pare mendjen.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"