Sulmi atomik i Dortmundit, Barcelona duhet të trembet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2019 | 10:37

Sulmi atomik i Dortmundit, Barcelona duhet të trembet

Nuk është “MSG” (Mesi-SuarezGrizman), megjithatë Borusia e Dortmundit mund të krenohet me një repart të frikshëm.

dortmund-reuters

Së bashku elementët sulmues të skuadrës gjermane kanë krijuar 184 gola, me 101 gola të shënuar dhe 83 asiste që nga fillimi i sezonit 2018-‘19. 41 janë prodhuar nga Sanço (16 gola dhe 25 asiste), 39 nga Rojs (25 + 14), 29 nga Alkaser (26 + 3), 14 nga Gëce (7 + 7) dhe 7 nga Brun Larsen (3 + 4), pa harruar Brandt (28: 11 + 17) Hazard (26: 13 + 13), të transferuar këtë verë përkatësisht nga Bajer Leverkuseni dhe Borusia Mynshengladbah.

KONKURRENCË – Ndaj, nuk përbën aspak surprizë lajmi që verdhezinjtë janë skuadra me më shumë gola të realizuar në javët e para të Bundesligës: 13 në vetëm 4 ndeshje. Trajneri Lusien Favre ka një “arsenal të rrezikshëm” në duart e tij, por, logjikisht, nuk ka hapësirë për të gjithë në modulin 4-2-3-1. Konkurrenca është e madhe. “Kështu rritet presioni te çdo lojtar – është shprehur presidenti Joakim Vacke.

Vetëm Sanço, Alkaser dhe Rojs cilësohen si titullarë të padiskutueshëm. Dhe e kanë merituar falë paraqitjeve. Veçanërisht dy të parët. Ish-sulmuesi i Barcelonës nuk ka reshtur së shënuari që pas kalimit në Gjermani: 26 gola në 38 ndeshje. Pa harruar që ka realizuar në çdo ndeshje të këtij sezoni: kundër Bajernit në fitoren e Superkupës, në Kupë, në kampionat, me kombëtaren e Spanjës… Mes Dortmundit (7) dhe përfaqësueses (3) numëron 10 gola në 8 paraqitje.

Sulmi i Dortmundit

Ndërsa talenti sezonin e kaluar 19-vjeçar sezonin e kaluar u rendit i dyti për asiste mes ligave kryesore europiane: vetëm Edin Hazard (15) kalonte 14 asistet e tij.

Dhe kështu ka vazhduar edhe këtë edicion, me 5 asiste në 4 ndeshje. Gjithashtu nuk i ka munguar as goli: numëron 3 me Dortmundin dhe 2 me kombëtaren e Anglisë. Pas 52 vitesh ka thyer rekordin e Horst Kopel, në moshën 19 vjeç e 151 ditë, si lojtari më i ri që arrin kuotën 15 gola në historinë e Bundesligës. Kundërshtarët janë të paralajmëruar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"