Sulmi 93-vjeçar, skuadra japoneze për rekord “Guiness”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2019 | 10:52

Sulmi 93-vjeçar, skuadra japoneze për rekord “Guiness”

Ish-lojtari i Rexhinës dhe Sëlltikut, Nakamura, ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me Jokohama FC, skuadra ku bën pjesë edhe 52- vjeçari, ish-lojtari i Xhenoas, Miura.

_107831702_nakamura1.jpg1

Nuk ka dyshime që klubi, i cili luan në Kategorinë e Dytë japoneze, do të vuajë për eksperiencë. Shunsuke Nakamura, që ka qenë pjesë e Rexhinës në sezonin 2002- 2005 dhe ka luajtur 80 ndeshje me italianët duke shënuar 11 gola, tani në moshën 41-vjeçare kërkon të luajë edhe një sezon me Jokohamën.

Nakamura

Ai nuk do të jetë lojtari më i vjetër në skuadër, pasi Kazujoshi Miura, sulmuesi 52-vjeçar, është gjithashtu pjesë e skuadrës.

miura

Në janarin e kaluar ai rinovoi kontratën me klubin japonez( i 34-ti në karrierën e tij), duke bërë që dyshja e sulmit në sezonin e ardhshëm të përbëhet nga lojtarë që kapin së bashku 93 vite.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"