Sulmet ndaj Kolinës, Ceferin i përgjigjet Juventusit: Ai nuk preket!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2018 | 19:32

Sulmet ndaj Kolinës, Ceferin i përgjigjet Juventusit: Ai nuk preket!

UEFA bëhet mburojë e Pierluixhi Kolinës: “Ai nuk preket”. Këto janë fjalët e presidentit Aleksander Ceferin, pas stuhisë në Madrid dhe sulmit të Andrea Anjelit ndaj dizenjatorit të arbitrave të kompeticioneve UEFA. “Kolina nuk ka faj. Ai përzgjedh arbitrat më të mirë me profesionalizmin e madh që e karakterizon. I ka dhënë shumë këtij profesioni dhe ende e bën”. Për sa i përket fjalëve të ashpra nga Bufon dhe Anjeli pas eliminimit ndaj Realit, Ceferin “dënon”, por edhe mirëkupton:

ceferin

“Ajo që Bufon tha nuk është e drejta, nuk duhej ta kishte bërë. Gjithsesi, nga pikë- pamja e atij që edhe si puna ime ka luajtur në fushë, e kuptoj frustrimin dhe zhgënjimin e dikujt që humb një ndeshje me penallti në minutën e 93-të. Të duket sikur ke humbur rastin. Anjeli kundër Kolinës? Me Andrean fola menjëherë pas ndeshjes dhe ai u soll si një xhentëllmen që është. Nuk fyeu askënd, as nuk u tregua agresiv. Edhe delegati e konfirmoi.

Kishte të njëjtin frustrim si Bufon dhe, edhe pse presidenti nuk mund t’i fshihte emocionet”. Të gjithë e duan “VAR”-in tashmë, por numri një i UEFA-s kërkon ende kohë: “Champions-i është si një Ferrari apo një Porsh. Nuk mund ta ngasësh menjëherë, nevojiten stërvitje, teste virtuale dhe sidomos, të gjithë duhet ta kuptojnë sesi funksionon.

juve real

Për ‘VAR’-in është ende shpejt. Realisht, unë mendoj se përfshirja e tij mund të vijë vetëm nga sezoni 2019-2020, si në Champions, ashtu sikurse në Europian. Pse ‘VAR’-i në Botëror? Kam pak frikë për përdorimin e tij në Rusi sepse do të kemi arbitra që nuk kanë drejtuar kurrë me teknologji. Shpresoj që mos të ndodhin skandale apo probleme”.

KOLINA FALENDERON – Pas fjalëve të “shefit” të tij, i cili i doli në mbrojtje, Pierluixhi Kolina falënderon Ceferinin: “Fjalët e presidentit më pëlqyen, por unë e di prej kohësh vlerësimin që ai ka për mua. I jam mirënjohës! ‘VAR’- i në Botëror?

Pierluixhi Kolina

Pierluixhi Kolina

Shpresoj që të jetë një Botëror i mirë për arbitrat, jo për teknologjinë. Interpretimi i situatave bën diferencën dhe shpresoj që si njeriu, ashtu sikurse edhe teknologjia të shkojnë në sinkron të plotë mes tyre dhe të jetë një arbitrim sa më i saktë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"