Sulmoi Hysajn, menaxheri i Veronës revoltohet: Bakoni është idiot!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2017 | 13:37

Sulmoi Hysajn, menaxheri i Veronës revoltohet: Bakoni është idiot!

Ish-drejtori i Partizanit, Dritan Dervishi, i cili aktualisht mban postin e menaxherit te klubi i Veronës, ka reaguar pas deklaratës së italianit Adriano Bakoni, i cili tha se problemi i Napolit është mbrojtësi shkodran Elseid Hysaj.

dritan dervishi

Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, Dervishi ka reaguar duke deklaruar:

“Bakoni është një idiot, si mund të thuash që problemi Napolit është Hysaj. Nuk diskutohet që Napoli po paguan ngarkesat fizike dhe stolin jo në lartësinë e duhur.

Bakoni

Bakoni do të bëj lajm se ka dështuar ku ka punuar. Nuk mund te sulmosh Hysaj pasi është lojtari më me vazhdimësi te Napoli. Forza Hysaj qentë le të lehin!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"