Sulm total për Ikardin, Realit i mungon një sulmues bomber…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2018 | 16:27

Sulm total për Ikardin, Realit i mungon një sulmues bomber…

Klubi i Realit të Madridit, siç shprehet vetë presidenti Florentino Perez, kërkon të forcojë grupin e Lopeteguit dhe dëshiron ta bëjë këtë me lojtarë të mëdhenj. Me një profil të tillë duket edhe sulmuesi i Interit, argjentinasi, i cili është në mendimet e liderëve dhe teknikëve të Real Madridit. Kështu njoftoi dje prestigjiozja spanjolle, “Marca”.

ikardi

Sipas kësaj të fundit, sulmuesi i Interit ka negociuar me klubin e bardhë edhe gjatë merkatos së kaluar, por Florentino Perez nuk ka qenë i gatshëm të shpenzonte shuma të mëdha të në atë moment. Klauzola prej 110 milionë eurosh është kërkuar nga klubi italian, i cili tani mund të vendosë çmimin e tij për lojtarin, pasi kjo klauzolë skadoi javën e shkuar.

Gjë që nuk e lejoi operacionin të përfundonte me sukses dhe Real Madridi ndoqi edhe një rrugë tjetër, atë të boshnjakut Edin Dzeko, që nuk u mbyll siç duhet. Në fund, “Los Blancos” nuk arritën asnjë përforcim në atë pozicion, duke i besuar francezit Karim Benzema.

Ikardi

Por tani, me largimin e Kristiano Ronaldos, Real Madridi duhet të kërkojë atë pjesë të madhe të golave (451 gola në nëntë sezone, një mesatare prej 50 golash për sezon), që garantonte ylli portugez. Benzema nuk duket të jetë në gjendje për ta mbushur këtë boshllëk të madh, ndaj duhet ndërhyrë në merkato për të kërkuar një lojtar, që të jetë aleati i tij kryesor në sulmin madrilen. Dhe argjentinasi e plotëson këtë idil me golat e realizuar në sezonet e fundit. Ai ka pasur dy sezone mjaft të mira me zikaltrit, me 24 dhe 29 gola, respektivisht.

Argjentinasi, i cili u rrit në akademinë e të rinjve në Barcelonës, nuk ka rinovuar kontratën me Interin, edhe pse ka një ofertë gjigante për ta bërë këtë së shpejti. Për momentin, klauzola e Ikardit është 110 milionë euro, një shumë që do të dyfishohej nëse një kontratë e re do të nënshkruhej.

ikardi-470x313

Raportet që ndodhen në tryezën e Real Madridit për sulmuesin argjentinas flasin për një goleador të pastër, të një njeriu të zonës, si ai që ka humbur Real Madridi së fundi me largimin e portugezit. Interi duket se është dorëzuar me faktin që sulmuesi argjentinas mund të largohet në Spanjë dhe po kërkon një zëvendësim të mundshëm për një lojtar, i cili ka qenë vendimtar dhe themelor në kthimin e skuadrës italiane në Ligën e Kampionëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"