Sulm total, klubi i madh i Premier Ligës gati të paguajë klauzolën e frikshme të De Ligtit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2021 | 12:10

Sulm total, klubi i madh i Premier Ligës gati të paguajë klauzolën e frikshme të De Ligtit

Çelsi dhe Entoni Rydiger pritet që të shpallin divorcin mes tyre në fund të sezonit, duke qenë se qendërmbrojtësi gjerman kërkon që të ngjitet në rangun e më të paguarve në klub, duke kërkuar 10 milionë euro neto në sezon, përndryshe do të largohet në verë me parametër zero.

de ligt

Dhe duke parë se prej kohësh të dyja palët nuk po gjejnë një akord dhe me londinezët që nuk kanë kurrsesi ndërmend që të ngjiten në të tilla shifra, ideja e klubit është që më mirë të humbin Rydigerin me parametër zero dhe verën e ardhshme të bëjnë një investim afatgjatë dhe të sigurt, pavarësisht se shifrat në “pjatë” janë vërtet tepër të larta.

Por, duke parë se objektivi është Mataj de Ligt, një ndër talentet me të mëdhenj të qendrës së mbrojtjes në qarkullim, presidenti Roman Abramoviç ka dhënë OK-in e tij për këtë operacion dhe te Juventusi kanë nisur të dridhen.

Siç raportohet nga Anglia, zbulohet se De Ligt dhe “Zonja e Vjetër” kanë një klauzolë për prishje kontrate në marrëveshjen mes tyre, e cila çdo vit që kalon sheh shumën që të ulet me 20 milionë euro.

Dhe për verën e ardhshme, shifra e De Ligtit do të bjerë nga 150 në 130 milionë euro, numër ky që të paktën Çelsin nuk e tremb aspak, duke qenë se bëhet fjalë për një lojtar 22- vjeçar, i cili e ka të gjithë karri erën e tij përpara.

Ky lajm tremb jo pak “Zonjën e Vjetër”, e cila sheh te holandezi të ardhmen e repartit të prapavijës dhe nëse e humb atë do të jetë një problem shumë i madh për ta zëvendësuar, duke parë se Kielini do të jetë 38 vjeç, ndërsa Bonuçi do të prekë verën e ardhshme 35 vitet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"