Sulm për Champions-in, shqiptarët në “aksion”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2017 | 11:09

Sulm për Champions-in, shqiptarët në “aksion”

Liga e Kampionëve do të mësojë edhe skuadrat e fundit që do të kualifikohen për të qenë në fazën e grupeve gjatë këtij edicioni. Krahas klubeve që e kanë siguruar elitën e futbollit europian me anë të klasifikimit në kampionatet respektive, ka edhe klube që u duhet të sigurojnë biletën për në grupe me anë të përballjeve “play off”.

Cikalleshi

Prej këtyre ekipeve, ka disa shqiptarë që do të synojnë të jenë në kampionatin elitar. Sot, Elseid Hysaj, Sokol Cikalleshi dhe Besnik Hasi do të vihen në kërkim të kualifikimit në Champions. Mbrojtësi i Napolit duhet të ruajë triumfin 2-0 përballë Nicës, ndërkohë që Cikalleshi me Basaksehir do të luajnë në transfertën spanjolle përballë Sevijas.

hysaj

Olimpiakos udhëton drejt Rijekës me rezultatin 1-2 në favor. Nesër, skuadra e kapitenit të Kombëtares do të zbresë në fushë për të përmbushur ëndrrën e madhe: kualifikimin në Champions.

hasi

Skuadra e mbrojtësit kuqezi do të duhet të udhëtojë drejt Danimarkës për të ruajtur fitoren 0-1 në sfidën e parë përballë Kopenhagenit.

NDESHJET E KTHIMIT

SOT

Astana-Sëlltik (0-5)

Maribor-H.Bir Sheva (1-2)

Nicë-Napoli (0-2)

Rijeka-Olimpiakos (1-2)

Sevija-Basaksehir (2-1)

NESËR

CSKA-Jong Bojs (1-0)

Kopenhagen-Karabak (0-1)

FCSB-Sporting (0-0)

Liverpul-Hofenheim (2-1)

Slavia Prage-APOEL (0-2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"