Sulm atomik, shqiptarët 100 gola që nga mbrojtja. Reparti i avancuar ka mbipopullim, Kumbulla & CO po imponohen edhe duke shënuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2020 | 18:15

Sulm atomik, shqiptarët 100 gola që nga mbrojtja. Reparti i avancuar ka mbipopullim, Kumbulla & CO po imponohen edhe duke shënuar

Pandemia ua ndër preu vrullin shumë skuadrave. Për të tjera, rikthimi pas një pushimi thuajse 3-mujor rezultoi edhe më efikas. Ka pasur kampionate që janë ndërprerë. Ama, në totalin e këtij sezoni, referuar vetëm ndeshjeve në kampionatet respektive, “Panorama Sport” sjell panoramën e golave të lojtarëve shqiptarë me ekipet e tyre deri më tani, në raport edhe me numrin e ndeshjeve që kanë zhvilluar në kampionat. Rezulton që më së paku, kuqezinjtë kanë shënuar 100 gola, që nga mbrojtja deri në sulm. Kjo është thuajse lista bazë, teksa kuqezinjtë zgjerohen herë pas herë në grumbullime të ndryshme me alternativa që rinovojnë grupin në vazhdimësi.sadiku

Sulmi – Dëmtime të rënda. Pushime të gjata. Ndërrime ekipesh. Pavarësisht të gjitha këtyre, Armando Sadiku nuk është dorëzuar asnjëherë dhe tanimë ka gjetur formën ideale. Bomberi kuqezi vjen në superformë, me 13 gola në Ligën e Dytë spanjolle. Jo vetëm ai, por në këtë repart të avancuar, për trajnerin Reja ka mbipopullim. Armando Broja po imponohet me formën e treguar në skuadrat e moshave të Çelsit dhe faktin që herë pa shere thërritet nga Lampard që të stërvitet me ekipin e parë, me të cilën edhe ka debutuar këtë sezon.

Ai barazon Sadikun me 13 gola, 10 nga të cilët në kampionat me U-18 dhe 3 me ekipin U-23 të bluve. Endri Çekiçi dhe Myrto Uzuni vijnë me nga dhjetë gola në kampionatet e tyre në Slloveni dhe Kroaci. Sokol Cikalleshi ka shënuar tetë herë në Turqi, Balaj 6 në Austri dhe Manaj 4 në Ligën e dytë spanjolle, 1 prej të cilëve me Barcelonën B. Kamberi (4) e Llullaku (1) kompletojnë panoramën e golave të shënuar nga sulmuesit. Repart në të cilin trajneri duket se do të përballet me… mbipopullim.shqiperia

Mesfushorët – Mbajnë një peshë të rëndësishme në skuadër, sidomos nëse te Shqipëria do të vendosen me skemën 3-5-2. Deri në këtë fazë të sezonit, paraqitjet mjaft pozitive kanë shoqëruar edhe futbollistët e mesfushës. Ermir Lenjani dhe Odise Roshi, të dy në rolet e mesfushës së avancuar te Sion dhe Akhmat Grozni vijnë me nga gjashtë dhe pesë gola. Ledian memushaj dhe Kristi Qose, përveç muskujve dhe forcës në mesfushë, deri më tani kanë shënuar nga 3 herë me Peskaran dhe Karvinan. Selahi, Ramadani dhe Gjasula, respektivisht në Holandë, Danimarkë 2 dhe Bundesligën gjermane vijnë me nga dy gola. Taulant Seferi, këtë sezon ka shënuar vetëm 1 gol në kampionat.kombetarja shqiperia

Mbrojtja – Për një skuadër me shumë gola, duhet edhe kontributi i prapavijës. Hysen Memolla, Gjimshiti, Trashi, Marash Kumbulla dhe Aliji janë lojtarët e prapavijës që imponohen edhe me golat që kanë shënuar me skuadrat e tyre, krahas moshës së re apo formës fantastike që po shënojnë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"