Sula e Gjuzi: Nuk i druhemi askujt, atmosfera në ekip është shumë e mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2019 | 12:47

Sula e Gjuzi: Nuk i druhemi askujt, atmosfera në ekip është shumë e mirë

Shqipëria U-17 do të marrë pjesë në turneun zyrtar të UEFA-, që do të zhvillohet në Portugali pas disa ditësh. Kuqezinjtë kanë në grup Portugalinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Para mediave në prag të këtyre ndeshjeve, kanë dalë dy futbollistë. Mesfushori Eogen Sula dhe Ilir Gjuzi, foLën përpara mediave dhe shprehën bindjen, se në këto ndeshje mund të bëjnë mirë.

gjuzi sula

Sula:

“Përgatitjet në ekip shkojnë mirë dhe jemi gati. Jemi ekip i mirë dhe i fortë dhe shpresoj t’ia dalim. Atmosfera është e mirë, pasi jemi shokë, ruajmë dhe ndihmojmë njëri-tjetrin në stërvitje, pasi mund të dëmtohemi. Janë ndeshje të rëndësishme sepse na ndihmojnë si ekip dhe individualisht”, shprehet Sula.

Gjuzi:

“Skuadra është gati për në Portugali. Po stërvitemi mirë dhe po bëjmë çmos t’ia dalim dhe pse mos të kualifikohemi. Nëse në fushë tregojmë se mund ta bëjmë, shanset janë të larta. Nuk i druhemi askujt dhe mund të mundim çdo skuadër, nëse jemi grup. Mund të rritemi edhe më shumë dhe të njihemi me shokët, pasi kështu mund të shkojmë më lart”, përfundon Gjuzi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"