Suksesi ndaj Tomorit, flet Nevil Dede: Shpërdoruam sërish, por treguam cilësi dhe ia dolëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2022 | 12:03

Suksesi ndaj Tomorit, flet Nevil Dede: Shpërdoruam sërish, por treguam cilësi dhe ia dolëm

Nevil Dede mjaftohet me pikët, ndonëse e pranon që kundërshtari u hapi punë. Edhe pse skuadra e tij vazhdon të shpërdorojë, trajneri vlerëson këmbënguljen dhe angazhimin.

NEVIL DEDE

“E kishim përgatitur me kujdes këtë takim, pasi donim me çdo kusht kthesën. Kishim përballë Tomorin, një skuadër e cila u shfaq mjaft e motivuar për të marrë një rezultat pozitiv.

Mendoj se zhvilluam një ndeshje mjaft të mirë, kjo pa dyshim i detyrohet mobilizimit të futbollistëve, që bënë gjithçka për të marrë maksimumin.

Edhe këtë herë shpërdoruam raste me bollëk, por e rëndësishme është që ia dolëm dhe u dhuruam sportdashësve një fitore të merituar.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse për t’u përgatitur për javën e 25-të”, përfundoi numri një i pankinës së Erzenit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"