Suksesi madhështor i Klop dhe rekordi i padëshiruar i Çelsit, shikoni statistikat e veçanta pas triumfit të Liverpul në Kupën FA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2022 | 21:26

Suksesi madhështor i Klop dhe rekordi i padëshiruar i Çelsit, shikoni statistikat e veçanta pas triumfit të Liverpul në Kupën FA

Liverpul triumfoi në finalen e Kupës FA pasi mundi Çelsin nëpërmjetë penalltive, duke arritur kështu trofeun e dytë për këtë sezon pas Kupës së Ligës, që e fitoi pikërisht kundër “Bluve” nëpërmjet 11-metërshave.

liverpul 2

Sipas faqes së statistikave “OptaJoe”, Jurgen Klop, bëhet trajneri i dytë në histori që fiton gjithçka me një klub anglez, pas Aleks Fergusonit, i cili e ka bërë me Mançester Junajtid. Me Liverpul, gjermani ka arritur të triumfojë në Ligën e Kampionëve, në Premier Ligë, në Kupën FA dhe në Kupën e Ligës.

 

Nga ana tjetër, Çelsi bëhet ekipi i parë që humbet tre finale të Kupës FA radhazi, ku kujtojmë përballë Leistërit në 2021 dhe Arsenalit në 2020.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"