Sukaj si Ibra? Shkodrani: Unë e shënova më larg, pashë portierin që kishte dalë dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2018 | 16:34

Sukaj si Ibra? Shkodrani: Unë e shënova më larg, pashë portierin që kishte dalë dhe…

Lojtari i takimi Vllaznia-Teuta, ishte Xhevahir Sukaj, i cili shënoi edhe 2 gola gjatë takimit, njëri prej tyre spektakolar, nga mesi i fushës.

sukajj[

Ndeshja del në plan të dytë kur sheh atë supergol. Në fillim faull, më pas bëri disa verpime brenda pak sekonda…

Janë momente kur dola në pozicion. Kur pashë që portieri kishte dalë, godita. Isha duke rënë në tokë, por godita pasi pashë portierin. Janë disa momente gjatë lojës që të favorizojnë dhe të ndihmojnë. Jo se është ndonjë gjë e madhe.

Goli më i bukur i karrierës?

S’e di. Të them të drejtën, kam shënuar 2-3 herë. Jo nga kjo distancë. Mbaj mend kundër Al Hilalit në Kupën e Azisë. Nuk e di, edhe këto janë gola të bukur, por nuk e di a ishte më i bukuri.

Edhe Ibra shënoi nga kjo distancë, mos keni shënuar ju nga kjo distancë

E pashë edhe golin e Ibrës. Kjo ishte më larg (qesh.)

Si po e menaxhoni këtë situatë kur gjendeni në pozicion të vështirë?

Po ta kishim nisur sezonin me këtë kontingjent, nuk do ishim këtu. Ekipin e kanë penalizuar ato javët e para. Meqë kemi marrë pak pikë në fillim, futemi tek ekipet që garojnë për mbijetesë.

Sulmi..

Përsa i përket lojës me 2 sulmues, është diçka e vështirë, sepse lë hapësira mbrapa. Në ndeshjet e tjera, duhet të fitojmë. Për mua është e thjeshtë për të luajtur me 2 sulmues, por këtë gjë e di trajneri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"