Sukaj nderon Vllazninë, shkodranët dërgojnë Lushnjën drejt Kategorisë së Parë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2018 | 14:10

Sukaj nderon Vllazninë, shkodranët dërgojnë Lushnjën drejt Kategorisë së Parë (VIDEO)

Sfidën e mbijetesës në Kategorinë Superiore e fiton Vllaznia. Shkodranët kanë bindur përballë Lushnjës në “Roza Haxhiu”, duke fituar 0-2, me Sukaj që ishte protagonist absolut me dy gola të shënuar.

adfadf

Shkodranët kanë bërë një lojë të mirë dhe kanë kërkuar golin përgjatë gjithë lojës, ndërsa Lushnja nuk ka bërë praktikisht asgjë edhe pse luante në shtëpi.

Më këtë fitore Vllaznia merr pak frymë pasi kalon Teutën në renditje, në pritje të sfidës Teuta-Luftëtari që do të fillojë në orën 17:00. Ndërsa Lushnja është më afër se kurrë rikthimit në Kategorinë e Parë, pas dështimit në këtë ndeshje.

fsdd

MINUTË PAS MINUTE

Mbyllet takimi, Lushnja 0-2 Vllaznia.

90’ Arbitri i katërt akordon tre minuta shtesë.

89’ Ribaj humbet mundësinë e artë për të trefishuar rezultatin. E pafalshme!

84’ Zëvendësimi i fundit për shkodranët. Kapiteni Lika i lë vendin Pjeshkës.

83’ Taullau ndëshkohet me të verdhë për ekipin e Lushnjës.

77’ Zëvendësimi i radhës për Vlazninë. Del nga fusha Tafili dhe futet Bardulla.

74′ GOOOOOOOL Vllaznia shënon edhe të dytin, realizon Sukaj nga penalltia.

73’ Penallti për Vllazninë. Prençi prek topin me dorë në zonë dhe ndëshkohet me të verdhë.

64′ GOOOOOOOOOL Sukaj shënon golin e parë të sfidës. Një marrje e mrekullueshme e topit, dhe një gjuajtje që përfundon në rrjetën e mbrojtur nga portieri Spaho.

62’ Zëvendësimi i parë për Vllazninë, Largohet Kalaja, në fushë Ribaj.

58′ Lika kroson nga e majta e fushës, por grushton portieri Spaho.

55′ Një top i mirë për Sukaj në zonën e Lushnjës, por ai e merr topin me dorë.

54′ Rrezikon përsëri Lushnja nga goditja e dënimit. Këtë herë ishte Branica dhe goditja e tij shkoi shumë afër shtyllës.

52’ Gava shkakton një faull në dëm të Gocaj.

47’ Lushnja shfaqet e rrezikshme në fillimin e pjesë së parë. Branica godet me kokë pas një goditje dënimi, por pret portieri Sherri.

46′ Fillon pjesa e dytë në “Roza Haxhiu”.

Mbyllet pjesa e parë, LUSHNJA 0– 0 VLLAZNIA.

45′ Arbitri i katërt akordon një minutë shtesë.

42’ Branica largohet nga fusha për shkak të një dëmtimi në dorë, por rikthhet përsëri pak minuta më vonë.

40’ Ruço tenton të bëjë diçka nga krahu i majtë, por Malota nuk lejon depërtimin e topit.

38’ Vucaj tregohet egoist. Gjuan një top nga më shumë se 30 metra kur kishte edhe mundësi të tjera pasimi.

35’ Zgjohen vendasit. Pas një krosimi nga e majta largon mbrojtja e Vllaznisë dhe topi shkon në këmbët e Gavës. Ky i fundit godet, por gjuajtja e tij devijohet dhe largohet përsëri nga mbrojtja e e Vllaznisë.

33’ Ka karton të verdhë për Përgjinin, pas një take të ngritur në dëm të portierit të Vllaznisë, Sherri.

28’ Vucaj tenton një korridor për te Sukaj, por del dhe kontrollon portieri Spaho.

25’ Lushnja rrezikon për herë të parë portën e mbrojtur nga Sherri. Ka një devijim në zonën e Vllaznisë, pas një goditje këndi, por kontrollon Sherri.

20’ Lushnja kryen goditjen e dënimit, Branica hedh topin në zonë, por largon Malota.

19’ Ndërhyrje e ashpër e Orelesit në mesfushë, kryesori Xhaja e ndëshkon me karton të verdhë.

15’ Shkodranët protestojnë për një prekje me dorë në zonën e Lushnjës, por nuk mendon kështu kryesori Xhaja.

12’ Gilman Lika tenton të kërcënojë portën e Lushnjës, por goditja e tij është jashtë kuadratit.

1′ Fillon sfida në “Roza Haxhiu”.

LUSHNJA 0– 2 VLLAZNIA

FORMACIONET : LUSHNJA: Spaho, Magani, Prençi, Bufasi, Ruço, Meto, Gava, Papa, Branica, Përgjini, Sefa.Trajner: Hysen Dedja

VLLAZNIA: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Tafili, Orelesi, Kalaja, Vucaj, Lika, Sukaj.Trajner: Ernest Gjoka

GJYQTARË: Juxhin Xhaja, Gernat Qirici, Ani Koçiaj, Klajdi Kola

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"