Sukaj: Mjaft me presionin ndaj lojtarëve, disave nuk u bën mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2018 | 16:33

Sukaj: Mjaft me presionin ndaj lojtarëve, disave nuk u bën mirë

Xhevair Sukaj u shpall njeriu i ndeshjes ndaj Lushnjës, pas dy golave të shënuar. Ai foli pas takimit për mikrofonin e “Supersport”.

Sukaj

A u rikthye Vllaznia tani?

Duke parë se angazhimi duhet të ishte mbi 100 % dhe kishim përballë një kundërshtar që edhe ata e kishin trenin e fundit e morëm maksimalisht ndeshjen dhe patëm sukses.

Mendoni që ekipi ka qenë në presion?

Mendoj që ekipi ku kam luajtur ndonjëherë me më shumë presion është kjo Vllazni. Ka disa lojtarë që presioni i motivon, por janë disa të tjerë që nuk u bën mirë.

A beson se me këto emra që keni duhet të ishit më lart në renditje?

Kemi lojtarë me eksperiencë por dy ndeshjet e para i kishim me dy kundërshtarë të fortë. Mendoj se ekipi i ka cilësitë që të jetë më lart.

Rasti i penalltisë me Ribaj?

Thjesht deshëm që ta sqaronim. Kishim një diskutim se kush nga ne do ta gjuanim, por nuk ishte asgjë shqetësuese. Te rasti që humbi për 3-0 do doja shumë që ta shënonte.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"