Sukaj largohet vetëm jashtë vendit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2016 | 19:00

Sukaj largohet vetëm jashtë vendit

Partizani prej një dekade nuk kishte në përbërje një sulmues që shënonte mbi 20 gola në sezon. Këtë ters në edicionin e fundit e theu Xhevahir Sukaj, i cili në 31 ndeshje realizoi 21 gola për “demat”. sukajFalë golave të shkodranit, Partizani luftoi deri në javën e fundit për titullin kampion. Sukaj ka pasur një kontratë njëvjeçare me Partizanin, por ende nuk ka vendosur për të ardhmen. Një gjë është e sigurt, bomberi shkodran e lë Partizanin vetëm në rast se ka ndonjë ofertë joshëse jashtë vendit, ndërsa nëse mbetet në Shqipëri, 28-vjeçari parashikohet që të jetë sërish i kuq. Për momentin, Sukaj dhe shokët e tjerë të skuadrës po shijojnë pushimet dhe mbeten në pritje të grumbullimit për pjesëmarrjen në Europë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"