Sukaj i diferencuar nga grupi, rikthehet mbrojtësi grek. Ja situata te Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 10:12

FB Flamurtari Kategoria Superiore Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR

Sukaj i diferencuar nga grupi, rikthehet mbrojtësi grek. Ja situata te Flamurtari

Sulmuesi shkodran, Xhevahir Sukaj, i mungon Flamurtarit në një ndeshje zyrtare që prej 18 dhjetorit 2019, pikërisht në humbjen 2- 0 ndaj Tiranës në kryeqytet. 

Sukaj

Pas dëmtimit që pësoi në muajin janar, dje lojtari i është bashkuar sërish ekipit në stërvitje. Por, shkodrani ka zhvilluar vetëm vrapime, duke qenë i diferencuar nga grupi.

Në të njëjtën situatë është edhe shkodrani tjetër, mbrojtësi Denis Pjeshka. Edhe ky i fundit nuk e ka marrë ende veten nga dëmtimi i tri javëve më parë dhe është në fazë rikuperimi.

Ndërkohë, me grupin është bashkuar tashmë qendërmbrojtësi Jorgos Sarris. Greku po stërvitet intensivisht dhe po ecën mirë me rikuperimin pas ndërhyrjes në gju dy muaj më parë.

/PANORAMASPORT.AL/




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com