Sukaj: Edhe Reali i Madridit bëri start skandaloz, kisha 2-3 vite që nuk fitoja një ndeshje kaq me fat

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Tetor 12, 2017 | 20:30

Sukaj: Edhe Reali i Madridit bëri start skandaloz, kisha 2-3 vite që nuk fitoja një ndeshje kaq me fat

Sulmuesi Xhevahir Sukaj, i cili shënoi golin e dytë në sfidën kundër Teutës, u shpreh mjaft i lumtur dhe i çliruar për fitoren që skuadra e tij arriti në këtë transfertë delikatë. Bombëri shkodran deklaroi në një prononcim për “Supersport” pas ndeshjes se sot ishte fitorja më me fat në…

Sulmuesi Xhevahir Sukaj, i cili shënoi golin e dytë në sfidën kundër Teutës, u shpreh mjaft i lumtur dhe i çliruar për fitoren që skuadra e tij arriti në këtë transfertë delikatë.

Sukaj

Bombëri shkodran deklaroi në një prononcim për “Supersport” pas ndeshjes se sot ishte fitorja më me fat në 2-3 vitet e sotme dhe se ekipi duhet t’i verë gishtin kokës.Sukaj tregoi gjithashtu se duhet që t’iu jepet kohë lojtarëve të rinj të ardhur në merkato, pasi ata duan kohë të përshtaten.

Starti negativ

“Ekipi u krijua për ti mundur të gjithë kundërshtarët. Në 4 ndeshjet e para morëm 2 pikë nuk shënuam asnjë gol. Nuk fituam as me rivalët direkt për titull, nuk mundëm as skuadrat më të dobëta në letër. Nga ky moment filloi një bllokim. Presion shumë i madh kudo. Sot ishte një fitore me fat. Kam 2-3 vite nuk kam fituar një ndeshje kaq me fat.

Na ndihmoi Zoti. Në qoftë se pas kësaj ndeshjes fillojnë përsëri hapat fals, duhet t’i vendosim gishtin kokës. Edhe Reali i Madridit ndeshjet e para i bëri skandaloze duke humbur, por prap arriti të kthehej. Shpresoj të kemi dhe në të njëjtin fat.”

Ndeshja e sotme

“Sot ekipi fitoj vetëm nga agresiviteti. Ishte i patolerushëm një tjetër humbje. Bërthama është e njëjta si para 2-3 vitesh. Ka qënë një periudhë bllokimi. Nga sot Partizani do të ketë një fytyrë tjetër. Po të fitosh me Teutën është njësoj si të fitosh në Korçë dhe Kukës. Duhet ta shikoni Partizanin pas kësaj ndeshjes.’’

 Mos zëvendësimi cilësisht i lojtarëve të larguar

“Kur erdhi Ekubani në fillim te Partizani, ishte një lojtar që nuk ia dinin emrin dhe 6 javët e para nuk bëri asgjë, kështu edhe Ramdani, Cetkovic. Vetëm Torasa ka qënë një lojtar që e ka nisur mirë. Duhet t’iu japim kohë lojtarëve të rinj. Mund të jenë edhe skarco, por duhet t’iu japim kohë. S’kemi mundësi tjetër duhet t’iu japim kohë të paktën deri në janar.”






www.minuta90.com