Sukaj del në stërvitje, vjen edhe Troisi. Ja situata te Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2020 | 11:29

Sukaj del në stërvitje, vjen edhe Troisi. Ja situata te Flamurtari

Rikthehet Xhevahir Sukaj. Pas një mungese të gjatë sulmuesi është bashkuar në stërvitje me ekipin vlonjat. Ende nuk dihet se kur do të jetë gati shkodrani, por e sigurt është që i ka kaluar problemet në gju. 

Sukaj

Ndërkohë, pas mungesës të martën, edhe Marcelo Troisi mbërrin në Vlorë. Pasi udhëtoi drejt Greqisë për të takuar familjen, trajneri brazilian i Flamurtarit u nis dje drejt Vlorës qysh në orët e para të mëngjesit, teksa mbërriti nga Rinasi me avion.

Ekipi nuk do të ketë të gatshëm për ndeshjen e së shtunës ndaj Laçit mbrojtësit Denis Pjeshka dhe Jorgos Sarris, që janë të dëmtuar dhe mund të kthehen pas disa javësh. Pritet të shikohet se çfarë do të bëjë trajneri në këto dy ditë të mbetura për përcaktimin e formacionit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"